E papritur, shqiptari kampion i botës

Skijim

E papritur, shqiptari kampion i botës

Nga: K. Goca Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:35
Alban Elezi Cannaferina

Alban Elezi Cannaferina (19 vjeç) është kampion i botës për junior!

“Alban Elezi Cannaferina fitoi sllallomin e madh për meshkuj të vlefshëm për Kampionatin Botëror të Skive Alpine për Junior 2023 që po zhvillohet në St.Anton. 

Në pistën austriake, shqiptari bëri ligjin në të dyja rrëshqitjet, me kohën e përgjithshme 1:43.61minuta (50.45 dhe 53.16), duke mos lënë rrugëdalje për rivalët e tij”, - ka shkruar media italiane “oasport.it”.

Teknikisht shumë i fortë, në modalitetin e sulmit, ai shënoi kohën më të shpejtë në rrëshqitjen e parë para se të vinte të kërkonte titullin e botës, pa lëkundje, gjatë një rrëshqitje të dytë të kontrolluar.

Alban Elezi Cannaferina pason Alexis Pinturault, modelin e tij, i kurorëzuar kampion bote për junior në vitin 2011.

Cannaferina është nga Shkupi me nënshtetësi franceze. Ai përfaqëson Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat