Gruaja që po e lë pa frymën botën 

Skijim

Gruaja që po e lë pa frymën botën 

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:42
Mikaela Shiffrin

Mbretëresha e shtigjeve të bardha, është skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin. 

Ajo feston fitoren e saj të 83-të në Kupën e Botës. Rekord për femra, që u arrit sot në garën e sllallomit të madh në Kronplatz të Italisë

“A është një rekord për përjetësinë? Jo, asgjë nuk zgjat përgjithmonë. 

Megjithatë, nuk ka nevojë të jesh profet për të thënë se mund të kalojë një kohë shumë e gjatë para se dikush ta mposht Shifrinin.

Aq më tepër që ajo është vetëm 27 vjeçe. 

Si kujtesë, kur ish-mbretëresha e shpejtësisë Lindsey Vonn (SHBA) festoi fitoren e saj të fundit, pra fitoren e 82-të të Kupës së Botës, ajo ishte vetëm 33 vjeç.

Shiffrin ka ende disa sezone për të zgjeruar rekordin e saj, nëse mundet. 

Vonn nuk ka dyshime se ajo do t'ia dalë dhe gjithashtu do të kalojë Ingemar Stenmark (86 fitore në Kupën e Botës". - ka shkruar "Blick". 

“Mikaela me siguri do të festojë 100 fitore. Historia ime është ndryshe, më së shumti kam garuar në lëshim ku rreziku është më i madh. Si pasojë kam pasur shumë lëndime. 

Fatkeqësisht, nuk arrita gjithçka që ëndërroja”, tha ajo së fundmi për mediumin zviceran “Blick”.

Vonn motivon bashkëkombësen e saj: “Arritja e këtij momenti historiku është një gjë e pabesueshme. Shpresoj që Mikaela të shijojë gjithçka”.

Gruaja që po e lë pa frymën botën!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat