Zhgënjim i madh për Lara Gut - Behramin 

Skijim

Zhgënjim i madh për Lara Gut - Behramin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 shkurt 2023 Në ora: 20:01
Lara Gut - Behrami

Skiatores së Zvicrës, Lara Gut - Behramit, sot për nëntë qindtat e sekondës i ikë medalja e bronztë në Kampionatin Botëror në sllallomin e madh.

“U fol dhe u shkrua shumë para Botërorit për ekuilibrin e Lara Gut-Behramit, për qetësinë dhe ekuilibrin e brendshëm të saj të sapofituar.

Ju mund të ndjeni, zhgënjimi shkon thellë, vendi i katërt, nëntë të qindtat larg të bronztës.

Dy vjet pas Kampionatit Botëror në Cortina, ku fitoi dy të arta dhe një të bronztë, vendasja e Ticinos e lë duarbosh Meribelin në Francë.

Në Supersllallomin e madh (renditet e 6-ta), në lëshim (renditet e 9-ta) dhe nuk ka asnjë rast.

Tri gara, asnjë medalje, zhgënjim”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

 “Kam rrëshqitur mirë, por kam qenë shumë e ngadaltë. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë”, tha Gut – Behrami. 

Një koleg gazetar pyet: “Do të ishte shumë e rëndësishme për mua të kisha një zë për radiot?!”

Gut-Behrami, përgjigjet: “Ishte skijim i mirë, por i ngadalshëm.

Kjo është, asgjë tjetër. Më vjen keq, por nuk mund të them më shumë dhjetë minuta pas garës”.

Shiffrin fitoi medaljen e artë të Kampionatit Botëror, për herë të shtatë në karrierën e saj dhe për herë të parë në sllallomin e madh.

“Zemra ime po rrihte aq fort para grahjes së dytë sa mendova se do të më binte të fikët.

Tani jam thjesht e lumtur”, tha Shiffrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat