Gruaja e Valon Behramit thyen heshtjen, emocionon me disa fjalë

Skijim

Gruaja e Valon Behramit thyen heshtjen, emocionon me disa fjalë

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 22:23
Lara Gut-Behrami

Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami (31 vjeçe), u desh të pranonte shumë kritika për largimin e saj në heshtje nga Kampionati Botëror, shkruan mediumi zviceran “Blick”. 

“Pas paraqitjes së saj të fundit në Botëror, Lara Gut-Behrami, nuk ka dashur të thotë asgjë.

Pothuajse asgjë”, shkruan më tej. 

Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, u largua pa medalje, e cila ka thyer heshtjen, duke thënë: “Në këtë fazë të karrierës sime më duhet më shumë kohë për të tretur disa gjëra.

Pas garave jam emocional dhe irracional. Mund të them çdo gjë, por nuk më pëlqejnë banalitetet”.

 “Thjesht më pëlqen të kem kohë për të folur për gjëra.

Kjo nuk është e mundur pesë minuta pas garës”, ka thënë Gut-Behrami pas garave të sllallomit të madh. 

Gut-Behrami përfundoi e gjashta në Méribel në Supersllallom të madh, e nënta në lëshim dhe e katërta në sllallom të madh.

“Do të kisha dashur të fitoja një medalje, por diçka më mungonte gjithmonë.

Unë isha shumë e ngadalshme,

ky është faji im. Por kishte edhe gjëra të mira”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, Gut-Behrami pranon se vdekja e ish skiatores italianes Elena Fanchini (37-vjeçare), e ka bërë të ndjehet shumë keq.

“Unë jam e ndjeshme ndaj shumë gjërave dhe skijimi ka të bëjë me emocionet dhe instinktin.

Kur fillova stërvitjen në lëshim të nesërmen, më lotuan sytë. Dhe pothuajse përfundova në rrjetë”.

Ajo qëndroi në ski dhe mendoi për herën e fundit që foli me Fanchinin.

“Ajo më tha se do të më shikonte gjithmonë. Do të kisha dashur që të fitoja për të. Është shumë e vështirë të pranosh vdekjen e saj”, thotë Gut – Behrami.

Ajo dëshiron të vazhdojë deri në vitin 2025

Kur u pyet nëse Kupa e Botës në Francë ishte eventi i saj i fundit i madh, Gut-Behrami tha:

“Jam në një moshë ku dua të përpiqem të bëj sa më shumë gara.

Shpresoj që të jetë ende e mundur deri në Kupën e Botës të vitit 2025.

Ndonjëherë mendoj se dua të jem në fillim edhe 1000 herë të tjera.

Dhe ka ditë kur ngrihem dhe ndihem sikur nuk kam forcë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat