Lara Gut - Behrami në podium, austriakja fiton garën 

Skijim

Lara Gut - Behrami në podium, austriakja fiton garën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 mars 2023 Në ora: 13:18
Lara Gut - Behrami

Skiatorja Lara Gut-Behrami ka arritur në podium në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Norvegji.

Gut – Behrami për 12 qindtat e sekondës mbetet larg vendit të parë, duke lëshuar një mundësi të artë që të marrë kreun e renditjes në disiplinën e supersllallomit të madh.

Austriakja Cornelia Hütter zuri vendin e parë më kohë të kaluar për 1:26,83 minuta, duke lënë pas për 1 qindtën e sekondës italianen Elena Curtoni.

Image

Cornelia Hütter

Kjo është dëshmia më e fortë se sa e paqartë ishte gara dhe padyshim edhe emocionuese.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1747 pikë, pasojnë Gut - Behrami me 986, Vlhova 975 pikë etj.

Lufta për “Globin e vogël të kristaltë” është jashtëzakonisht e ashpër dhe ka edhe dy gara të tjera në program deri në fund të sezonit: të dielën në të njëjtin vend në Kvitfjell dhe në fund të sezonit në Soldeu.

Në disiplinën e supersllallomit, Curtoni kryeson me 310 pikë, ka 8 më shumë se Gut - Behrami, Mowinckel është e treta me 290 pikë etj.

Renditja

1. Cornelia Hütter (Austria) 1:26,83
2. Elena Curtoni (Italia) +0,01
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0:12
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,16
5. Federica Brignone (Italia)    +0,29
6. Tessa Worley (Franca +0,34
7. Franziska Gritsch (Austria)    +0,50
8. Mirjam Puchner (Austria)     0+0,62
9. Stepahanie Venier (Austria)    +0,80
9. Corinne Suter (Zvicra) +0,80

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat