Marco Odermatt feston në Aspen

Skijim

Marco Odermatt feston në Aspen

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 22:28
Marco Odermatt feston

Në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, skiatori zviceran, Marco Odermatt, konfirmoi dominimin e tij në supersllallomin e madh. 

Zvicerani me fitoren e tij të pestë në këtë disiplinë siguroi “Globin e vogël të kristaltë”. 

Marco Odermatt bëri një tjetër hap të madh drejt “Globit të madh të kristaltë” dhe mund ta sigurojë atë në Kranjska Gora të Sllovenisë. 

Image

Odermatt me feston me zviceranët

Zvicerani, është kampion bote në lëshim dhe sllallom të madh dhe i pari që arriti pesë fitore në supersllallomin e madh në një sezon

Marco Odermatt sonte ka shënuar fitore në supersllallom të madh, duke arritur i pari me kohë të kaluar për 1:06,80 minuta, më i shpejt për 5 qindtat e sekondës se gjermani Andreas Sander. 

Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia, ka përfunduar në vend të tretë me 34 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1.626 pikë, pasojnë Kilde (1.240), Kristoffersen (874) etj.

Në supersllallom të madh, Kilde prin me 640 pikë, pasojnë Kilde (452), Kriechmayr (335) etj.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:06,80
2. Andreas Sander (Gjermania) +0,05
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegja) +0,34
4. Stefan Babinsky (Austria)    +0,47 
5. Loic Meillard (Zvicra)    +0,51 
6. Nico Gauer (Lihteshtejni)  +0,55 
7. Vincent Kriechmayr  (Austria)    +0,70 
8. Justin. Murisier (Zvicra) +0,75 
9. Nils Allerge (Franca) + 0,76 
10. Riley Seger (Kanada)    +0,78

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat