Kriechmayr triumfon në lëshim 

Skijim

Kriechmayr triumfon në lëshim 

Nga: K. Goca Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:30
Vincent Kriechmayr

Skiatori austriak Vincent Kriechmayr ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Soldeu të Andorrës.

Austriaku ka arritur fitore me epërsi të ngushtë, pasi që kohën e pati për 9 qindtat larg vendit të dytë.

Vincent Kriechmayr zuri vendin e parë me 1:26,59 minutë, duke e lënë pas gjermanin Romed Baumann.

Gjermani tjetër, Andreas Sander renditet në pozitën e tretë me 13 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme Odermatt kryeson me 1.842 pikë, pasojnë Kilde 1.280, Kristoffersen me 1.014 pikë etj. 

Në lëshim Kilde udhëheq me 760 pikë, i ndjekur nga Kriechmayr 614, Odermatt 462 pikë etj.

Renditja 

1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:26,59
2. Romed Baumann (Gjermania) +0,09
3. Andreas Sander (Gjermania) +0,13
4. Daniel Hemetsberger (Austria)    +0,23
5. Dominik Paris (Italia)    +0,27
6. Mattia Casse (Italia) +0,30
6 . Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,30
8. Otmar Striedinger (Austria)        +0,40
9. Florian Schieder (Italia)    +0,46
10. Niels Hintermann  (Suedia) +0,50

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat