Zenhausern fiton garën e fundit, Odermatt kampion i ri i botës

Skijim

Zenhausern fiton garën e fundit, Odermatt kampion i ri i botës

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 15:22
Ramon Zenhausern

Skiatori zviceran, Ramon Zenhausern, ka shënuar fitore në garën e  fundit për edicionin 2022-2023.

Zvicerani ka triumfuar në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:54:87 minuta.

Zenhausern doli për 6 qindtat para norvegjezit Lucas Braathen dhe për 63 qindtat se tjetrit norvegjez Henrik Kristoffersen.

“Ka përfunduar sezoni i Kupës Botërore të skive alpine. 

Gara e fundit u mbajt në sllallomi në Soldeu të Andorrës.

Lucas Braathen fitoi ‘Globin e vogël të Kristalit’”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.

Odermatt është kampion i ri i botës me 2.042 pikë, duke lënë pas Kilden me 1.340 e Kristoffersen 1.154 sosh.

Braathen është kampioni i sllallomit me 546 pikë, pasojnë Kristoffersen 494 e Zenhäusern 467 pikë.

Renditja

1. Ramon Zenhausern (Zvicra)    1:54:87
2. Lucas Braathen *Norvegjia) +0:06
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0:63
4. Marc Rochat (Zvicra) 1,02
5. Alex Vinatzer (Italia) +1,14
6. Adrian Pertl (Austria)  +1,19
7. Alexander Steen Olsen (Norvegjia)    +1,33
8. Sebastian Foss Solevaag (Norvegjia)    +1,44
9. Timon Haugan (Norvegjia)  +1,63
10. Alexis Pinturault (Franca)    +1,65

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat