Xhepa është përsëri i artë

Skijim

Xhepa është përsëri i artë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:17
Deni Xhepa në mes

Deni Xhepa i ka dhuruar një tjetër medalje të artë Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Bullgari.

Skiatori shqiptar, pas triumfit në sllallomin e madh një ditë më parë, është konfirmuar sot edhe në disiplinën e sllallomit, duke u ngjitur përsëri në majën e podiumit.

Djaloshi 19-vjeçar, ka lënë pas australianin MekAdam dhe bullgarin Zlatkov, duke u konfirmuar kështu një nga talentet më premtues të garave të skive në rajon.

Ai ka shënuar 24.55 pikë në garën e sotme, duke vendosur një rekord personal në këtë disiplinë, teksa tregon garë pas gare se po përmirëson edhe më shumë rezultatet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat