Flury feston në lëshim 

Skijim

Flury feston në lëshim 

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:17
Jasmine Flury

Skiatorja e Zvicrës, Jasmine Flury, ka festuar në disiplinën e lëshimit, që sot u mbajt në Val d'Isere të Francës.

Flury ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 1:43:47 minuta.

Joana Hählen renditet në vend të dytë dhe me kohë më të dobët për 22 qindtat se bashkëkombësja e saj.

Austriakja Cornelia Hütter është në vend të tretë me 2 qindtat e kohës më të dobët se vendi i dytë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 620 pikë, pasojnë Brignone (457), Gut-Behrami (429) etj.

Në lëshim Goggia udhëheq me 130 pikë, pasojnë Flury me 113, Hutter 110 pikë etj.

Renditja 

1. Jasmine Flury (Zvicra) 1:43:47
2. Joana Hählen (Zvicra) +0,22
3. Cornelia Hütter (Austria) 0,24
4. Sofia Goggia (Italia)    +0.44
5. Ilka Stuhec (Sllovenia)        +0.73
6. Priska Nufer    (Zvicra)    +0.76
7. Ariane Rädler (Austria)    +0.92
8. Federica Brignone (Italia)    +0.94
9. Corinne Suter (Zvicra)        +1.00
10. Mirjam Puchner    (Austria) +1.03

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat