Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, ngadhënjeu në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbajt në Crans Montana të Zvicrës.
Marco Odermatt doli i pari me kohë të kaluar për 1:21,53 minuta.
Alexis Monney pas një paraqitje të mirë përfundoi në vend të dytë, me kohë më të dobët për 28 qindtat se Odermatt.
Skiatori italian Dominik Paris nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë, me kohë më të ngadalshme për 38 se vendi i parë.
Në disiplinën e supersllallomit të madh, Odermatt kryeson me 441 pikë, Casse 260 e Kriechmayr 236.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës, Odermatt udhëheq me 1246 pikë, pasojnë Kristoffersen 746 e Meillard 641 pikë.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:21,53
2. Alexis Monney (Zvicra) +0,28
3. Dominik Paris (Italia) +0,39
4. Raphael Haaser (Austria) +0.51
5. Mattia Casse (Italia) +0.58
6. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.60
7. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.63
8. Miha Hrobat (Sllovenia) +0.72
9. Lukas Feurstein (Austria) +0.75
10. Nils Allegre (Franca) +0.81