Norvegjezi Henrik Kristoffersen ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Skiatori norvegjez bëri paraqitje më të mirë duke arritur i pari me kohë të kaluar për 2:18.18 miuta.
Kristoffersen doli me kohë më të mirë për 41 qindtat se pozita e dytë, braziliani Lucas Braathen.
Norvegjezi fitoi në Kranjska Gora për herë të pestë.
Lideri i renditjes së përgjithshme Marco Odermatt përfundoi në pozitën e tretë me 52 qindtat e kohës më të ngadalshme se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1306 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 846 Meillard 681.
Odermatt prin në sllallom të madh me 420 pikë, pasojnë Kristoffersen me 379 e Steen Olsen 301.
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjezi) 2:18.18
2. Lucas Braathen (Brazili) +0.41
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0.52
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.68
5. Marco Schwarz (Austria) +0.86
6. Loïc Meillard (Zvicra) +0.91
7. Raphael Haaser (Austria) +0.99
8. Thomas Tumler (Zvicra) +1.07
9. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +1.15
10. Sam Maes (Belgjika) +1.20