Odermatt kampion i ri i Kupës së Botës 

Skijim

Odermatt kampion i ri i Kupës së Botës 

Nga: K. Goca Më: 23 mars 2025 Në ora: 23:59
Marco Odermatt

Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është kampion i ri i Kupës së Botës.

Odermatt përfundoi i pari në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1641 pikë, duke lënë pas norvegjezin Kristoffersen me 1006 pikë.

Odermatt është kampion i ri edhe në supersllallom të madh me 536 pikë, la pas Rogentinin me 321 pikë.

Garën e fundit e fitoi Lukas Feurstein nga Austria me kohë të kaluar për 1:10.96 minuta.

Kjo garë u mbajt në Sun Valley të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Renditja

1. Lukas Feurstein (Austria) 1:10.96
2. Raphael Haaser (Austria) +0.19
3. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.42
4. Stefan Rogentin    (Zvicra) +0.68
5. Marco Odermatt (Zvicra) +0.96
6. Stefan Eichberger (Austria) +1.03
7. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.21
7. Fredrik Møller (Norvegjia) +1.21
9. Stefan Babinsky (Austria) +1.24
10. Giovanni Franzoni (Italia) +1.47

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat