Kroatja fiton ‘Globin e vogël të kristaltë’! Skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 11-të

Skijim

Kroatja fiton ‘Globin e vogël të kristaltë’! Skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 11-të

Nga: K. Goca Më: 27 mars 2025 Në ora: 21:10
Zrinka Ljutiç

Skiatorja kroate, Zrinka Ljutiç, është fituese e “Globit të vogël të kristaltë” në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës.

Ljutiç është kampione e sllallomit me 541 pikë, duke lënë pas Liensbergerin me 509 sosh.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone udhëheq me 1594 pikë, pas saj është Gut – Behrami me 1272.  

Skiatorja amerikane Mikaela Shifrin sot regjistroi fitoren e 101 karrierë.

Ajo dominoi garën duke triumfuar me kohë të kaluar për Mikaela Shiffrin 1:45,92 minuta, me kohë më të mirë për 1 sekondë e 13 qindtat se Lena Durr dhe 1 sekondë e 14 qindtat se Andreja Slokar

Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi përfundoi në vend të 11-të me kohë më të dobët për 2 sekonda e 74 qindtat se vendi i parë.

Gara u mbajt në Sun Valley të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:45,92
2. Lena Dürr (Gjermania) +1,13
3. Andreja Slokar (Sllovenia) +1,14
4. Wendy Holdener (Zvicra) +1.60
5. Katharina Liensberger (Austria) +1.94
6. Paula Moltzan (SHBA) +2.00
7. Melanie Meillard (Zvicra) +2.19
8. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +2.21
9. Ali Nullmeyer (Kanada) +2.60
10. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +2.68
11. Lara Colturi (Shqipëria) +2.74

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat