Henrik Kristoffersen është kampion i ri në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës me 662 pikë, duke lënë prapa Meillard me 610, Haugan 609, Noël 606 sosh.
Norvegjezi është fitues i “Globit të vogël të kristaltë”.
Norvegjezi Timon Haugan ka triumfuar në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Sun Valley të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haugan doli i pari me kohë të kaluar për 1:43,61 minuta.
Norvcegjezi ishte më i shpejt për 3 qindtat se francezi Clement Noël e 37 qindtat se austriaku Fabio Gstrein.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt është i pari me 1721 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 1116.
Renditja
1. Timon Haugan (Norvegjia) 1:43,61
2. Clément Noël (Franca) +0,03
3. Fabio Gstrein (Austria) +0,37
4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.42
5. Loïc Meillard (Zvicra) +0.65
6. Linus Straßer (Gjermania) +1.34
7. Benjamin Ritchie (SHBA) +1.63
8. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +1.96
9. Tanguy Nef (Zvicra) +2.03
10. Steven Amiez (Franca) +2.1