​Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës

Skijim

​Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës

Më: 29 mars 2025 Në ora: 16:09
Lara Colturi

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka mbyllur një sezon fantastik në Kupën e Botës 2024-2025 me 3 podiume.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur se Colturi u rendit mes 10 më të mirave në të dyja disiplinat teknike dhe në klasifikimin e përmbledhës u rendit në vendin e 8-të, raporton ATSH.

Përgjatë gjithë sezonit, skiatorja më e re në Kupën e Botës bëri paraqitje impresionuese, duke lënë gjurmë me zbritjet e saj, ndërsa ka bërë që të valvitet flamuri shqiptar për herë të parë në pistat më të rëndësishme botërore të skive, thekson KOKSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat