Lëndohet rëndë skiatorja më e mirë në botë

Skijim

Lëndohet rëndë skiatorja më e mirë në botë

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2025 Në ora: 16:33
Federica Brignone

Skiatorja italiane Federica Brignone, fituese e Kupës së Botës, pësoi fraktura të shumta në këmbës pasi u rrëzua në sllallomin e madh gjatë Kampionatit të Italisë. 

Brignone humbi kontrollin e skive të saj dhe bie në shpatin në Val di Fassi.

Ajo u dërgua me helikopter në një spital në Trento.
Federata Italiane e Sporteve Dimërore tha se ajo kishte “thyerje të shumta dhe do të transferohet në Milano për teste të mëtejshme".

Mediat italiane raportojnë se Brignone do të jetë jashtë skive për disa muaj në prag të Lojërave Olimpike në Itali vitin e ardhshëm, ku pritet të jetë favoritja më e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat