Vdes njeriu që dha shumë për skijimin e Kosovës 

Skijim

Vdes njeriu që dha shumë për skijimin e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:25
Halil Xharavina

Federata e Skitarisë e Kosovës, me president Milaim Kelmendi, shprehin ngushëllime për ikjen në amshim të Halil Xharavinës. 

Ikja e tij në botën tjetër është një humbje e masdhe jo vetëm për skijimin por sportin në përgjithësi të Kosovës.

Xharavina ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. 

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të z. Halil Xharavina, një figurë kyçe dhe e respektuar në historinë e skijimit në Kosovë.

Halili ia kushtoi jetën zhvillimit të sporteve të skijimit, fillimisht gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, e më pas me përkushtim të veçantë pas çlirimit të Kosovës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e Federatës së Skijimit të Kosovës.

Ishte anëtar i Bordit të Federatës së Skijimit deri në vitin 2017 dhe Kryetar i Klubit të Skijimit “Pashtriku” në Gjakovë, ku frymëzoi breza të tërë sportistësh dhe u angazhua me pasion për promovimin e disiplinës, sportivitetit dhe përfshirjes komunitare në sport.

Vizioni, përkushtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten përherë pjesë e rrugëtimit tonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Faleminderit, Halil për gjithçka që i dhe këtij sporti”, shpreh ngushëllime Federata e Skitarisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat