Dje u mbajt me sukses Kuvendi i Punës i Federatës së Skijimit të Kosovës, ku delegatët diskutuan dhe miratuan hapa kyç për rritjen e sportit tonë:
U miratuan Raportet Financiare dhe të Punës për sezonin e kaluar, si dhe Raporti i Auditimit të Jashtëm
U miratua Programi i Punës dhe Kalendari i Garave për sezonin e ardhshëm, me një vendim të rëndësishëm:
Kampionatet Kombëtare do të jenë të hapura edhe për shtete të tjera, duke rritur nivelin e konkurrencës mes sportistëve miratua ndryshimi nga garat e Kupave Alpike në kampe 1-javore stërvitore, duke u dhënë sportistëve më shumë mundësi për t’u stërvitur dhe zhvilluar
U miratua plani financiar për vitin 2025/2026
U miratua anëtarësimi i klubit të ri nga Deçani, “Mariashi”, si anëtar i asociuar i Federatës
Këto vendime shënojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të komunitetit tonë, ngritjes së standardeve të performancës dhe krijimit të mundësive të reja për sportistët tanë.