Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, ndryshe është bashkëshortja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, po përgatitet për sezonin e saj të fundit në Kupën e Botës.
34-vjeçarja nga Ticino dëshiron t'i afrohet sezonit me qetësi dhe të shijojë çdo moment pa u bërë nostalgjike.
Qëllimi i saj mbetet i pandryshuar: të përmirësohet çdo ditë, shkruan media zvicerane “Blick”.
Gut-Behrami ka 48 fitore në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e artë olimpike në Supersllallom të madh në vitin 2022
Edhe një dimër. Pastaj mbaron. A po ka mundësi që Lara Gut-Behrami (34) të vazhdojë më gjatë? "Jo," sqaroi ajo në Dübendorf.
Kështu që dëshiron ajo t'i afrohet sezonit të saj të fundit në Kupën e Botës. Ajo nuk po mendon për fundin.
"Nuk jam nostalgjike.
Dhe nuk dua ta kaloj çdo fundjavë duke folur se si do të mbarojë gjithçka së shpejti.
Dua të shijoj atë që po bëj", tha Gut – Behrami.
"Të përmirësohem çdo ditë", tha më tej.
Lara Gut-Behrami është optimiste: "Do të doja shumë të fitoja çdo garë.
Por e di që kjo nuk është e mundur".
Gjithashtu është miirë edhe kampi stërvitor në Kili.
"Mot i mirë, kushte të mira. Ndihem shumë rehat në ski".