Skiatorja kroate, Zrinka Ljutiç është gati për garën e parë në edicionin e ri të skive alpike.
Nesër mbahet gara e sllallomit të madh në Solden.
Para 21-vjeçares nga Zagrebi, norvegjezja Thea Louise Stjernesund dhe përfaqësuesja shqiptare Lara Colturi do të lëshohen nga shpati i Rettenbach.
Grupi elitar i shtatë më të mirave do të fillojë gjithashtu me amerikannen Paula Moltzan (4), suedezja Sara Hector (5), zviceranja Lara Gut-Behrami (6) dhe Alice Robinson (7) nga Zelanda e Re.