Odermatt triumfon në Solden! Elezi përfundon i 25-ti në Kupën e Botës 

Skijim

Odermatt triumfon në Solden! Elezi përfundon i 25-ti në Kupën e Botës 

Nga: K.Goca Më: 26 tetor 2025 Në ora: 15:14
Marco Odermatt (

Skiatori i Zvicrës, Marc Odermarr, triumfon për herë të tretë në Qendrën e Skive në Solden të Austrisë.

Odermatt e nisi më këmbë të mbarë edicionin e ri.

Një fillim perfekt i sezonit për Marco Odermatt. 

Ai fiton sllallomin e madh në Kupën e Botës dhe parandalon festën e madhe austriake..

Marco Odermatt doli i pari me kohë të kaluar për 1:56,03 minuta apo me kohën më të shpejt për 24 qindtat se austriaku Marco Schëarz.

Norvegjezi Atle Lie McGrath përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 27 qindtat se fituesi i garës. 

Shqiptari Alban Elezi Cannaferina që përfaqëson Francën, ka përfunduar në vend të 15 me kohë më të dobët për 2 sekonda e 59 qindtat se i pari Odermatt.

Duhet theksuar se rrëshqitja e dytë u shty për një orë për shkak të motit të keq, me mjegull e reshje të borës.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:56,03
2. Marco Schëarz (Austria) +0,24
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,27
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.39
5. Thibaut Favrot    (Franca) +0.63
6. Raphael Haaser (Austria) +0.69
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.71
8. Alex Vinatzer (Italia) +1.02
9. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1.05
10. Flavio Vitale (Franca) +1.08

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat