Mikaela Shiffrin nuk ka rivale, por befason skiatorja e Shqipërisë me vendin e dytë

Skijim

Mikaela Shiffrin nuk ka rivale, por befason skiatorja e Shqipërisë me vendin e dytë

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 14:18
Mikaela Shiffrin

Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mikaela Shiffrin, është fituese e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Levi të Finlandës. 

Senzacion i kësaj gare është Lara Colturi e Shqipërisë e cila zuri vendin e dytë.

Mikaela Shiffrin ka përfunduar në vend të parë me 1:48.92 minuta, duke lënë pas për 1 sekondë e 66 qindta skiatoren e Shqipërisë.

Image

Lara Colturi

Si në lëshimin e parë po ashtu edhe në të dytin. Shifrrin ishte e para e Coluturi e dyta në renditje.

Emma Aicher e Gjermanisë zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 2 sekonda e 59 se fituesja e garës.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:48.92
2. Lara Colturi (Shqipëria) +1.66
3. Emma Aicher (Gjermania) +2.59
4. Paula Moltzan (SHBA) +2.74
4. Lena Dürr    (Gjermania) +2.74
6. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +2.80
7. Neja Dvornik (Sllovenia) +3.00
8. Ëendy Holdener (Zvicra) +3.06
9. Marion Chevrier (Franca) +3.16
10. Katharina Liensberger (Austria) +3.20

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat