Toçi: Arritja më e madhe e Shqipërisë, Lara Colturi projekt suksesi

Skijim

Toçi: Arritja më e madhe e Shqipërisë, Lara Colturi projekt suksesi

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 19:23
Elvis Toçi e Lara Colturi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi deklaroi se shpallja nënkampione bote e Lara Colturit në sllallomin e Finlandës është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në botën e skive.

Toçi theksoi se ajo ishte një fitore me rëndësi gjë e cila sipas tij, i jep më shumë vetëbesim Lara Colturit duke qenë se këtë të diel ajo do të garojë sërish në slalomin e Austrisë.

“Arritje më të madhe se kaq, Shqipëria në botën e skive ka kapur majat. Lara ka një maturitet të jashtëzakonshëm dhe përjetoi atë datëlindje me një fitore që e bëri shumë krenare sepse është fillim sezoni dhe i dha vetes luksin për të qenë konfidente për garat që do të vijnë sepse direkt të dielën kemi garë tjetër.

Transmetimi në Radio Televizionin Shqiptar bëri që çdo shqiptar të përjetojë live atë emocion që ne patëm”, tha Toçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat