Francezi Paco Rassat befason për të mirë në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Gurgl të Austrisë.
Skiatori Paco Rassat ka triumfuar me kohë të kaluar për 1:44,55 minuta, me kohën më të mirë për 7 qindtat se belgu Armand Marchand.
Atle Lie McGrath nga Norvegjia arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohën më të dobët për 9 qindtat se fituesi i garës.
“Rezultat befasues në Gurgl: Paco Rassat para Armand Marchant!
Rezultati i sllallomit në Gurgl ishte jashtëzakonisht interesant, me fitoren e parë në karrierë nga francezi Paco Rassa”, shkruan me sllovene “Rtvslo”.
Renditja
1. Paco Rassat (Franca) 1:44,55
2. Armand Marchand (Belgjika) +0,07
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,09
4. Timon Haugan (Norvegjia) +0.29
5. Tanguy Nef (Zvicra) +0.65
6. Dominik Raschner (Austria) +0.70
7. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +0.73
8. Linus Straßer (Gjermania) +0.76
9. Albert Popov (Bullgaria) +0.88
10. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.93