Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, shënoi fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Gurgl të Austrisë.
Shiffrin doli e para me kohë të kaluar për 1:48.11 minuta.
Skiatorja e Shqipërisë është spektakolare.

Lara Culturi
Lara Culturi sërish ka përfunduar në vend të dytë në sllallom, duke ngecur për 1 sekondë e 23 qindtat larg fitueses së garës.
Edhe një sukses i madh për vajzën që përfaqëson Shqipërinë.
Camille Rast e Zvicra arriti në podium përkatësisht në vend të tretë, por me kohën më të dobët për 1 sekondë e 41 qindtat larg Shiffrini.
“Mikaela Shiffrin është mbretëresha e sllallomit.
Mikaela Shiffrin, e cila fitoi garën e parë të sllallomit në Levi, e justifikoi rolin e saj si favorite edhe në garën e sotme”, shkruan media sllovene “Rtvslo”.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:48.11
2. Lara Colturi (Shqipëria) +1.23
3. Camille Rast (Zvicra) +1.41
4. Wendy Holdener (Zvicra) +1.59
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.74
6. Katharina Truppe (Austria) +2.05
7. Lena Dürr (Gjermania) +2.23
8. Sara Hector (Suedia) +2.24
9. Emma Aicher (Gjermania) +2.79
10. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +2.84