Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, është në formën më të mirë, në dy garat e fundit të sllallomit të Kupës së Botës, në Levi të Finlandës, sot në Gurgl të Austrisë, doli në vendin e dytë.
Si pasqyrë e kësaj është edhe në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin udhëheq me 250 pikë duke lënë pas skiatoren e Shqipërisë me 196 sosh.
To 5-shi
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 250 pikë
2. Lara Colturi (Shqipëria) 196
3. Paula Moltzan (SHBA) 175
4. Lena Dürr (Gjermania) 104
5. Julia Scheib (Austria) 100