Pas suksesit në Levi, skiatorja shqiptare, Lara Colturi rrëmben një tjetër vend të dytë në Kupën e Botës për ski.
Për mikrofonin e RTSH, Lara deklaroi se ishte shumë e lumtur me këtë paraqitje, madje nuk e priste këtë rezultat, që e ka gëzuar pa masë.
“Jam shumë e lumtur. Nuk e prisja këtë rezultat, pasi edhe kushtet në pistë ishin shumë të vështira.
Nëse ke ëndrra, duhet ti ndjekësh ato. Duhet të punosh shumë që ti realizosh ato.
Në zbritjen e dytë kisha pak frikë sepse nuk e dija se si do të shkonte, por jam shumë e lumtur për këtë rezultat.
Mezi pres garën e ardhshme”, ka thënë pas garës Lara Colturi.