Alice Robinson e para, garuesja e Shqipërisë përfundon në vend të 12-të

Skijim

Alice Robinson e para, garuesja e Shqipërisë përfundon në vend të 12-të

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 23:37
Alice Robinson

Skiatorja e Zelandës së Re, Alice Robinson, më e mira në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbajt në Copper Mountain të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:58.91 minutë, ndërsa la pas për 96 qindtat austriaken Julia Scheib.

Norvegjezja Thea Stjernesund përfundoi në vend të tretë për 1 sekondë e 8 qindtat se fituesja e garës.

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, zuri vendin e 12-të dhe ngeci për 1 sekondë e 91 qindtat se fituesja e garës. 

Renditja

1. Alice Robinson (Zelanda e Re) 1:58.91
2. Julia Scheib (Austria) +0.96
3. Thea Stjernesund (Norvegjia) +1.08
4. Sara Hector (Suedia) +1.17
5. Camille Rast (Zvicra) +1.41
6. Lena Dürr (Gjermania) +1.44
7. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +1.55
8. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +1.62
9. Asja Zenere (Italia) +1.78
10. Katharina Liensberger (Austria) +1.79
12. Lara Colturi    (Shqipëria) +1.91

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat