Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është fituese e disiplinës së sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Copper Montain të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48.75 minuta, duke lënë pas për 1 sekondë e 57 qindtat gjermanen Lena Dürr.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka shënuar edhe një sukses.
Kësaj radhe përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 85 qindtat se fituesja e garës.
Shiffrin kryeson me 300 pikë në sllallom, e ndjekur nga skiatorja e Shqipërisë e cila ka 220 pikë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 368 pikë, pasojnë Lara Colturi me 278 e Durr 224 pikë.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:48.75
2. Lena Dürr (Gjermania) +1.57
3. Lara Colturi (Shqipëria) +1.85
4. Wendy Holdener (Zvicra) +1.99
5. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +2.06
6. Katharina Liensberger (Austria) +2.08
7. Katharina Truppe (Austria) +2.21
8. Paula Moltzan (SHBA) +2.35
9. Sara Hector (Suedia) +2.40
10. Camille Rast (Zvicra) +2.43