Kriechmayr triumfon në një garë me shumë ndërprerje 

Skijim

Kriechmayr triumfon në një garë me shumë ndërprerje 

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 22:02
Vincent Kriechmayr

Në një garë shumë të vështirë dhe me shumë ndërprerje, austriaku Vincent Kriechmayr është fituesi i disiplinës së supersllallomit të madh në kuadër të sezonit të ri të Kupës së Botës.

Gara u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skiatori 34-vjeçar, Vincent Kriechmayr, fitoi për herë të parë që nga shkurti 2024, kur doli fitues në supersllallomin e madh në Kvitfjell.

Në fakt, është fitorja e 19-të në Kupën e Botës. 

Ai e mundi kampionin e botës Marco Odermatt.

Odermatt përfundoi në vend të pestë me 1 sekondë e 23 qindtat larg fituesit të garës.

Vincent Kriechmayr doli i pari me kohë të kaluar për 1:06.77 minutë apo për 56 qindtat se Fredrik Möller dhe 1 sekondë e 3 qindtat se Raphael Haaser.

“Vincent Kriechmayr fiton në Beaver Creek, e cila u shoqërua me ndërprerje të shumta për shkak të moti”, shkruan media zvicerane “Blick”.

Renditja 
1.Vincent Kriechmayr (Austria) 1:06.77
2. Fredrik Möller (Norvegjia) +0.56
3. Raphael Haaser (Austria) +1.03
4. Dominik Paris (Italia) +1.15
5. Marco Odermatt (Zvicra) +1.23
6. Stefan Eichberger (Austria) +1.28
7. James Craëford (Kanada) +1.30
8. Stefan Rogentin (Zvicra) +1.37
9. Stefan Babinsky (Austria) +1.44
10. Giovanni Franzoni (Italia) +1.50

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat