Lara Colturi, e 28-ta në lëshimin e parë në sllallomin e madh

Skijim

Lara Colturi, e 28-ta në lëshimin e parë në sllallomin e madh

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 18:36
Lara Colturi

Lara Colturi, e 28-ta në lëshimin e parë në sllallomin e madh!


Në një pistë të vështirë, siç është ajo e Tremblant në Kanada, Lara Colturi ka arritur të renditet e 28-ta në lëshimin e parë në sllallomin e madh me kohën 1:09.69, me një diferencë +2.64 nga vendi i parë, i “pushtuar” nga skiatorja nga Zelanda e Re, Alice Robinson.

Skiatorja kuqezi, e cila startoi e 6-ta në radhë, bëri një garë të kujdesshme, duke shmangur gabimet që bënë më përpara skiatore si Sara Hector apo Julia Scheib, por ritmi nuk ishte ai i duhuri.

Një garë larg pritshmërive, larg asaj që jemi mësuar të shikojmë, por që mbetet në Top 30, duke e bërë pjesëmarrëse në lëshimin e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat