Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë në rrwshqitjen e parë në sllallomin e madh në Tremblant, etapa e 7-të e Kupës së Botës në ski për femra.
Ndonëse sllallomi i madh dhe kjo pistë nuk është një nga më të përshtatshmet për Larën.
Skiatorja është renditur e 11-ta pas zbritjes së parë dhe është kualifikuar për në zbritjen e dytë.
Kujtojmë që Lara Colturi ka shkëlqyer në këto etapa të para të Kupës së Botës në Ski për femra, madje ka arritur 3 podiume në 6 gara të zhvilluara.