Marco Odermatt në stilin e kampionit, fiton në Beaver Creek

Skijim

Marco Odermatt në stilin e kampionit, fiton në Beaver Creek

Nga: K.Goca Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 22:36
Marco Odermatt

Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është fitues në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marco Odermatt doli i pari me kohë të kaluar për 2:20.59 minuta, duke qenë më i shpejt për 23 qindtat se Alex Vinatzer i Italisë dhe 34 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Marco Odermatt ka arritur fitoren e tij të 28-të në sllallomin e madh dhe të 49-tën në karrierë.

Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme me 445 pikë, pasojnë Kriechmayr me 227 e Kristoffersen 218.

Brennsteiner e Odermatt udhëheqin në sllallomin e madh me 200 pikë, të ndjekur nga Kristoffersen me 176 sosh.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:20.59
2. Alex Vinatzer (Franca) +0.23
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.34
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.41
5. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.49
6. River Radamus (SHBA) +0.60
7. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.62
8. Thibaut Favrot (Franca) +0.75
9. Loïc Meillard (Zvicra) +0.84
10. Lukas Feurstein (Austria) +0.89

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat