Emma Aicher triumfon, Vonn përfundon e dyta

Skijim

Emma Aicher triumfon, Vonn përfundon e dyta

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 13:14
Emma Aicher

Skiatorja gjermane Emma Aicher triumfoi në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës që u mbajt në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës.

Emma Aicher doli e para me kohë të kaluar 1:30.50.

41-vjeçarja, skiatorja amerikane Lindsey Vonn nuk e përsëriti suksesin e ditës së djeshme ku ngadhënjeu në lëshim.

Vonn përfundoi në vend të dytë me 24 qindtat e sekondës më të dobët se fituesja e garës dhe e la pas për 5 qindtat italianen Sofia Goggia.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 458 pikë, pasojnë Colturi 302, Robinson 292 pikë etj. 

Në lëshim, Vonn prin me 180 pikë, e ndjekur nga Aicher me 145 e Egger 116.

Renditja 

1. Emma Aicher (De) 1:30.50
2. Lindsey Vonn (USA) +0.24
3. Sofia Goggia (Ita) +0.29
4. Breezy Johnson (SHBA) +0.40
5. Mirjam Puchner (Austria) +0.65
6. Laura Pirovano (Italia) +0.76
7. Magdalena Egger (Austria) +0.81
8. Nina Ortlieb (Austria) +0.89
9. Marte Monsen (Norvegjia) +1.04
10. Ariane Rädler (Austria +1.07

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat