Dominojnë zviceranët, Loic Meillard më i mirë në sllallomin e madh

Skijim

Dominojnë zviceranët, Loic Meillard më i mirë në sllallomin e madh

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 14:18
Loic Meillard

Skiatorët e Zvicrës dominojnë në Val d'Isere të Francës.

Tre skiatorët e Zvicrës përfundojnë në podium,  dominim absolut në disiplinën e sllallomit të madh. 

Skiatori Loic Meillard ngadhënjeu me kohë të kaluar për 2:10.07 minuta, duke lënë pas bashkëkombësit, për 18 qindtat Luca Aernin dhe për 33 qindtat Marco Odermatt.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marco Odermatt kryeson me 445 pikë, pasojnë Vincent Kriechmayr (227) dhe Henrik Kristoffersen (218).

Renditja 

1. Loic Meillard (Zvicra) 2:10.07
2. Luca Aerni (Zvicra) +0.18
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0.33
4. Timon Haugan (Norvegjia) +0.42
5. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.47
6. River Radamus (SHBA) +0.54
7. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.59
8. Alex Vinatzer (Italia) +0.65
9. Patrick Feurstein (Austria) +0.69
10. Ryder Sarchett (SHBA) +0.77

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat