Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, më e mira në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Courchevel të Francës.
Shiffrin doli e para me kohë të kaluara 1:42,50 minuta, me kohë më të mirë për 1 sekonda e 55 qindtat se Camille Rast e Zvicrës.
Është fitorja e 105-të në karrierën e amerikanes, e teta në Courchevel dhe e katërta në sllallom këtë sezon.
Emma Aicher e Gjermanisë zuri vendin e tretë por me kohë më të dobët për 16 qindtat se vendi i dytë.
Shiffrin udhëheq në renditjen e përgjithshme me 558 pikë, pasojnë Robinson me 394, Rast 343.
Te sllallomi, Shiffrin prin me 400 pikë, e ndjekur nga Colturi me 220 e Rast 182.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:42,50
2. Camille Rast (Zvicra) +1,55
3. Emma Aicher (Gjermania) +1,71
4. Katharina Truppe (Austria) +1.79
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.82
6. Anna Sëenn-Larsson (Suedia) +2.18
7. Ëendy Holdener (Zvicra) +2.82
8. Lara Della Mea (Italia) +3.03
9. Marion Chevrier (Franca) +3.41
10. Dzenifera Ģermane (Letoania) +3.57