Sofia Goggia shkëlqen në supersllallom të madh

Skijim

Sofia Goggia shkëlqen në supersllallom të madh

Nga: K.Goca Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 15:04
Sofia Goggia

Skiatorja e Italisë, Sofia Goggia, shkëlqeu në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Val d'Isere të Francës.

Skiatorja italiane ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:20,24 minuta.

Alice Robinson e Zelandës së Re përfundoi në vend të dytë me 15 qindtat larg fitueses së garës dhe për 21 qindtat ishte me shpejt se amerikanja Lindsey Vonn.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 558 pikë, pasojnë Robinson 484, Goggia 372.

Në supersllallom të madh, Robinson prin me 180, Goggia 160 e Vonn me 110 pikë.

Renditja

1. Sofia Goggia (Italia) 1:20,24
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,15
3. Lindsey Vonn (SHBA) +0,36
4. Elena Curtoni (Italia) +0.73 
5. Camille Cerutti (Franca) +0.82
6. Cornelia Hütter (Austria( +0.84
7. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0.90
8. Ariane Radler (Austria) +0.93
9. Ester Ledecka (Çekia) +0.94
9. Romane Miradoli (Franca) +0.94

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat