Skiatori i Norvegjisë, Atle Lie McGrath, ka dominuar në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës që u mbajt në Alta Badia të Italisë.
Lie McGrath zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,50 minutë, duke lënë pas për 30 qindtat francezin Clement Noël.
Loïc Meillard përfundoi në vend të tretë me 39 qindtat larg vendit të parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 805 pikë, pasojnë Haugan me 360,
Braathen 358 dhe në sllallom Haugan udhëheq me 245 pikë, i ndjekur nga Noel 182 e Rassat 180.
Renditja
1. Atle Lie McGrath (Norvegjia) 1:44,50
2. Clement Noël (Franca) +0,30
3. Loïc Meillard (Zvicra) +0,39
4. Timon Haugan (Norvegjia) +0.53
5. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.64
6. Paco Rassat (Franca) +0.85
7. Tanguy Nef (Zvicra) +0.93
8. Eduard Hallberg (Finlanda) +0.95
9. Oscar Andreas Sandvik (Norvegjia) +0.96
10. Alex Vinatzer (Italia) +1.01