Një gabim i kushton podiumin Lara Colturit në Semmering

Skijim

Një gabim i kushton podiumin Lara Colturit në Semmering

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 14:11
Skiatorja Lara Colturi

Skiatorja Lara Colturi shkëlqeu në zbritjen e parë në sllallomin e madh në Semmering, duke zënë vendin e tretë.

Pritshmëritë për një sukses në këtë etapë të Kupës së Botës në ski për femra ishin të mëdha, por 19-vjeçarja ka gabuar në zbritjen e dytë dhe nuk ka arritur të mbarojë garën.

Ky është eliminimi i dytë radhazi për skiatoren nga Shqipëria e në Kupën e Botës në Ski.

Sllallomin e madh në Semmering e ka fituar Julia Scheib, e ndjekur nga Camille Rast dhe Sara Hector.

Lara Colturi do të garojë sërish nesër në Semmering, në disiplinën sllallom, gara e fundit e vitit 2025 në Kupën e Botës në ski për femra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat