Pritshmëritë për një rezultat pozitiv në garën sllallom në Kranjska Gora të Sllovenisë ishin të mëdha, por një gabim në zbritjen e parë, i ka kushtuar shtrenjtë Lara Colturit.
Skiatorja kuqezi është rrëzuar dhe nuk ka arritur që të përfundojë lëshimin (zbritjen) e parë dhe për rrjedhojë nuk kualifikohet për në lëshimin e dytë, duke përfunduar para kohe garën në këtë etapë të radhës së Kupës së Botës në Ski për femra.
Duhet theksuar se 19-vjeçarja nuk ka qenë në formën më të mirë fizike para garës (e sëmurë me grip) dhe ndoshta ky detaj ka ndikuar në këtë paraqitje në pistë.
Trajektorja e pistës ishte bërë nga babai i saj dhe pritej një rezultat pozitiv në Kranjska Gora, por përfundon para kohe gara për Lara Colturin në këtë etapë të Kupës së Botës në ski.