Skiatorja e Zvicrës, Camille Rast, ka shënuar fitoren e dytë rresht në tokën sllovene.
Dje ngadhënjeu në sllallom të madh, ndërsa sot ishte më e mira në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Kranjska Gora.
“Çfarë dueli për fitore!
Amerikanja Mikaela Shiffrin bëri gjithçka që mundi për fitoren e saj të shtatë radhazi në Kupën e Botës në sllallom, por u pengua të festonte nga skiatorja më e mirë këtë fundjavë në Kranjska Gora, zviceranja Camille Rast”, shkruan media sllovene “Rtvslo”.
Rast doli e para me kohë të kaluar për 1:40.20 minutë, duke lënë pas për 14 qindtat amerikanen Mikaela Shiffrin.
Wendy Holdener ngeci e treta, por me kohë shumë të dobët për 1 sekondë e 83 qindtat se bashkëkombësja e saj, Rast.
Renditja
1. Camille Rast (Zvicra) 1:40.20
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.14
3. Wendy Holdener (Zvicra) +1.83
4. Paula Moltzan (SHBA) +1.97
5. Katharina Truppe (Austria) +2.20
6. Lara Della Mea (Italia) +2.35
7. Dzenifera Ģērmane (Letonia) +2.56
8. Emma Aicher (Gjermania) +2.69
9. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +3.01
10. Martina Peterlini (Italia) +3.09