Rassat më i mirë, la prapa norvegjezët

Skijim

Rassat më i mirë, la prapa norvegjezët

Nga: K.Goca Më: 11 janar 2026 Në ora: 17:17
Paco Rassat

Skiatori i Francës, Paco Rassat, është më i miri në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u zhvillua sot në Adelboden të Zvicrës.

Paco Rassat arriti në finish me kohën e kaluar për 1:51,22 minuta.

Francezi la prapa skiatorët e Norvegjisë, si Atle Lie McGrath për 18 qindtat dhe Henrik Kristoffersen për 20 qindtat.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 955 pikë, i ndjekur nga Pinheiro Braathen (538), McGrath (478).

Rassat prin në sllallom me 340 pikë, pasuar nga Noel (314) e Haugan (285).

Renditja

1. Paco Rassat (Franca) 1:51,22
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,18
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,20
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.36
5. Manuel Feller (Austria) +0.38
6. Eduard Hallberg (Finlanda) +0.65
7. Steven Amiez (Franca) +0.69
8. Clement Noël (Franca) +0.70
8. Tanguy Nef (Zvicra) +0.70
10. Armand Marchant (Belgjika) +0.72

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat