Norvegjezi fiton në sllallom

Skijim

Norvegjezi fiton në sllallom

Nga: K.Goca Më: 18 janar 2026 Në ora: 14:44
Atle Lie McGrath

Skiatori i Norvegjisë, Atle Lie McGrath, sot ishte në formë të mirë ku iu shpagua me fitore në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Wengen të Zvicrës.

Lie McGrath ishte më i përqendruar dhe me mjeshtri doli i pari me kohë të kaluar për 1:45,99 minuta.

Me këtë fitore, ai mori edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme të sllallomit me 372 pikë, pasuar nga Braathen (351) e Noel (343).

Norvegjezi ishte më i mirë për 47 qindtat se skiatori nga Brazili, Lucas Braathen.

Henrik Kristoffersen nga Norvegjia arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohën më të ngadalshme për 81 qindtat se fituesi i garës.

Odermatt prin në renditjen e Përgjithshme të Kupës së Botës me 1105 pikë, i ndjekur nga Brathen (618) e Lie McGrath (578). 

Renditja

1. Atle Lie McGrath (Norvegjia) 1:45,99
2. Lucas Braathen (Brazili) +0,47
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,81
4. Loïc Meillard (Zvicra) +1,30
5. Timon Haugan (Norvegjia) +1.53 
6. Matthias Iten (Zvicra) +2,07
7. Michael Matt (Austria) +2.09
7. Filip Zubçiç (Kroacia) +2.09
9. Clement Noël (Franca) +2.39
10. Eirik Solberg (Norvegjia) +2.47

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat