Julia Scheib triumfon në sllallom të madh! Lara Colturi përfundon e 20-ta

Skijim

Julia Scheib triumfon në sllallom të madh! Lara Colturi përfundon e 20-ta

Nga: K.Goca Më: 20 janar 2026 Në ora: 15:30
Julia Scheib

Skiatorja e Austrisë Julia Scheib ka shënuar fitore të madhe në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit të madh.

Julia Scheib zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19,85 minuta. 

Austriakja ishte më e shpejt për 37 qindtat se Camille Rast dhe 46 se suedezja Sara Hector.

Lara Colturi e Shqipërisë nuk arriti rezultatin e pritur, duke përfunduar në vend të 20-të me kohën më të dobët për 4 sekonda e 11 qindtat larg fitueses së garës.

Renditja

1. Julia Scheib (Austria) 2:19,85
2. Camille Rast (Zvicra) +0,37
3. Sara Hector (Suedia) +0,46
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.86
5. Maryna Gasienica Daniel     (Polonia) +1.01
6. Federica Brignone (Italia) +1.23
7. Thea Louise Stjernesund    (Norvegjia) +1.48
8. Paula Moltzan (SHBA) +1.51
9. Valérie Grenier Kanada +2.24
10. Lara Della Mea (Italia) +2.60

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat