Sara Hector e Suedisë shkëlqeu në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Spindleruv Mlyn të Çekisë.
Hector përfundoi e para me kohë të kaluar për 2:23.86 minuta, më kohën më të mirë për 18 qindtat se Paula Moltzan dhe 23 qindtat se Mikaela Shiffrin.
Lara Colturi e Shqipërisë nuk arriti më shumë se në vend të 12-të më kohën më të dobët për 3 sekonda e 87 qindtat larg vendit të parë.
Skiatorja Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1033 pikë, duke e lënë pas Rast me 883, ndërsa në Sheib prin në sllallom të madh me 560 pikë, duke lënë prapa Rast me 471.
Renditja
1. Sara Hector (Suedia) 2:23.86
2. Paula Moltzan (SHBA) +0.18
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.23
4. Camille Rast (Zvicra) +0.33
5. Nina O'Brien (SHBA) +1.80
6. Sue Piller (Zvicra) +2.53
7. Lara Della Mea (Italia) +2.98
8. A.J. Hurt (SHBA) +3.07
9. Britt Richardson (Kanada) +3.19
10. Emma Aicher (Gjermania) +3.64
12. Lara Colturi (Shqipëria) +3.87