Amerikanja Mikaela Shiffrin festoi sot në garën e sllallomit në Spindleruv Mlyn të Republikës Çeke.
Shiffrin rrëmbeu plotësisht garën në dy grahjet e sotme dhe arriti kohë totale prej 1:37.59, me epërsi 1.67 sekonda para Camille Rast të Zvicrës!
Gjermanja Emma Aicher përfundoi në vendin e tretë, me kohë më të dobët për 2.18 sekonda pas vendit të parë.
Sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, në disiplinën e sllallomit, Shiffrin ka rritur epërsinë e saj dhe tani ka 780 pikë, plot 288 më shumë se Camille Rast dhe 422 më shumë se Wendy Holdener.
Shifrin kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1133 pikë, pasojnë Rast (963) e Aicher (684).
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:37.59
2. Camille Rast (Zvicra) +1.67
3. Emma Aicher (Gjermania) +2.18
4. Katharina Truppe (Austria) +2.21
5. Wendy Holdener (Zvicra) +2,35
6. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +2.43
7. Katharina Huber (Austria) +2.91
7. Cornelia Öhlund (Suedia) +2.91
9. Sara Hector (Suedia) +3.56
10. Lena Dürr (Gjermania) +3.68