Lara Kolturi: Historia thërret

Skijim

Lara Kolturi: Historia thërret

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 16:57
Kolturi

Vëmendja më e madhe është e zhvendosur te Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, aty ku skiatorja Lara Kolturi do të përfaqësojë Shqipërinë. BBC i ka dedikuar një episod prej 30 minutash Kolturit, në podkastin “More than the Score”.

BBC e prezantoi kështu 19-vjeçaren: “Kolturi është vetëm 19-vjeç, por është njëra nga skiatoret më të mira në sllallom falë katër podiumeve të marra në Botërorin e Skive.

Ajo do të jetë pjesë e Olimpiadës Dimërore dhe do të ketë mundësi që të shkruajë historinë për Shqipërinë në këtë format nëse arrin që të marrë medalje”.

Kolturi, në fjalën e saj, tregoi edhe për dyshimet e të kaluarës, mes patinazhit dhe skijimit:

“Unë jam rritur në shtëpi me një kampione si Daniela Çekareli, e cila nuk është vetëm nëna ime, por është edhe trajnerja ime.

Në moshë të re bëja ski për t’u argëtuar dhe që kur ishte 9-10 vjeçe të gjithë më thoshin se do të bëhesha si Mikaela Shifrin, por në atë kohë nuk mendoja shumë për këtë aspekt doja vetëm të argëtohesha. 4 vite më parë kam marrë një vendim shumë të rëndësishëm sa i përket karrierës sime pasi unë kam qenë mjaft e zonja edhe në patinazhin artistik.

Në moshën 15-vjeçare vendosa që t’i dedikohesha plotësisht skive dhe konkretisht sllallomit”, rrëfen Kolturi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat