Flamurmbajtësja Lara Colturi parakalon e para në Cortina

Skijim

Flamurmbajtësja Lara Colturi parakalon e para në Cortina

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 11:14
Lara Colturi

Skiatorja 19-vjeçare e Shqipërisë do të hapë parakalimin në Cortina d’Ampezzo dhe ka marrë vëmendjen e italianëve.

Shqipëria përfaqësohet me 4 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Lara Colturi është sportistja që do të mbajë flamurin e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes në Cortina d’Ampezzo.

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull skiatores 19-vjeçare nga Piemonte. “Lara Colturi zgjodhi të garojë për Shqipërinë tre sezone më parë.

Ajo është vajza e Daniela Ceccarelli-t, kampione olimpike në superG në Salt Lake City 2002. Lara këtë sezon ka arritur 4 pode në slalom (2 vende të dyta dhe 2 të treta) dhe u rendit e 6-ta në gjigantin e Kranjska Gora”, – shkruhet në artikull.

Parakalimin e sportistëve në Milano do ta hapë Armenia, me patinatorët Karina Akopova dhe Nikita Rakhmann. Në Cortina e para që do të parakalojë do të jetë pikërisht Colturi, kurse në mbyllje do të dalin në skenë flamurmbajtësit e Italisë, Arianna Fontana dhe Federico Pellegrino në Milano, Federica Brignone dhe Amos Mosaner në Cortina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat