Von Allmen fiton medaljen e artë olimpike

Skijim

Von Allmen fiton medaljen e artë olimpike

Nga: K.Goca Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 13:24
Von Allmen

Skiatori i Zvicrës, Franjo von Allmen, është kampioni olimpik në lëshim. 

Në duelin zvicerano-italian në Bormio, ai mposhti italianin Giovanni Franzoni me 20 të qindtat e sekondës, ndërsa medalja e bronztë shkoi për Dominik Paris, i cili në moshën 36-vjeçare fitoi medaljen e tij të parë olimpike.

Siç pritej, gara e lëshimit nuk solli befasi të mëdha dhe çmimi më i rëndësishëm përfundoi në duart e favoritit kryesor.

Von Allmen, fitues i dy prej gjashtë garave të lëshimit në Kupën e Botës këtë sezon, e konfirmoi formën e tij edhe në ngjarjen më të madhe.

Ishte kulmi i parë i Lojërave të 25-ta Olimpike Dimërore dhe ai përmbushi pritshmëritë. Von Allmen bashkoi titullin e kampionit botëror me atë olimpik.

Ai konsiderohej favoriti kryesor, veçanërisht pas fitores së tij javën e kaluar në Crans-Montana.

Zvicerani shkëlqeu sidomos në pjesën e sipërme të pistës së famshme Stelvio. 

Italiani Giovanni Franzoni fitoi medaljen e argjendtë.

Renditja
I artë Franjo von Allmen (Zvicra) 1:51,61
I argjendtë Giovanni Franzoni (It) +0,20
I bronztë Dominik Paris (Italia) +0,50

4. Marco Odermatt (Zvicra) +0.70
5. Alexis Monney (Zvicra) +0.75
6. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.77
7. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.97
8. Nils Allegre (Franca) +1.19
9. James Crawford (Kanada) +1.39
10. Kyle Negomir (SHBA) +1.59

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat